Kanye West nuk i ndjek më Kim Kardashian dhe motrat e saj në Twitter NULL NULL 11.06.2021 20:53 11.06.2021 20:53 Kanye West nuk i ndjek më në Twitter Kim Kardashian dhe motrat e saj. Këtë veprim West e bëri pasi u zbulua lidhja e tij me modelen Irina Shayk. E tërë familja Kardashian e uruan muzikantin për ditëlindje në rrjete sociale, ndërsa ai po e feston me modelen Shayk në Francë, raporton Daily Mail, trasnmeton Klankosova.tv. Kanye nuk ka postuar në Twitter që nga muaji nëntor, por ajo që bie në sy është largimi i motrave Kardashian nga rrjeti social. Kim postoi një foto me Kanye dhe tre fëmijët e saj me datën 8 qershor duke i uruar ditëlindjen. Përndryshe, Kanye West, personin e vetëm që ndjek në Instagram është Kim Kardashian, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.