Kanye blen një shtëpi të re për të qenë afër ish-it të tij, Kim NULL NULL 27.12.2021 23:30 27.12.2021 23:30 Kanye West ka blerë një shtëpi të re. Sipas TMZ-së, reperi e bleu pronën për 4.5 milionë dollarë dhe thuhet se pagoi 421 mijë dollarë mbi çmimin e kërkuar. Një burim për revistën ‘People’ tha se marrëveshja ishte bërë në mënyrë që ai të mund të ishte pranë ish-gruas së tij, Kim Kardashian, dhe katër fëmijëve të tyre. Kjo shtëpi është ndërtuar në vitin 1955, ka 5 dhoma gjumi. Prona gjithashtu përmban një pishinë dhe stallë kuajsh. Kjo blerje e Kanye vjen pasi ai tha publikisht se po shpreson të pajtohet me Kimin.