Kanosën me armë një 30-vjeçar, kapen dy vëllezërit në Tiranë – i treti në kërkim (VIDEO) NULL NULL 21.06.2025 13:29 21.06.2025 13:29 Policia në Tiranë në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pas marrjes së njoftimit se një 30-vjeçar ishte kanosur me armë zjarri nga 3 shtetas, finalizuan operacionin policor “Triangle”, për identifikimin dhe kapjen e tyre. Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan dy vëllezërit: A. M., 41 vjeç dhe R. M., 46 vjeç, dhe u shpall në kërkim vëllai tjetër, shtetasi me inicailet G. M., transmeton Klankosova.tv “Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti për motive të dobëta, me një 30-vjeçar, e kanë kanosur atë me armë zjarri. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesat e dy shtetasve të arrestuar, në Tufinë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 3 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak.Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia e Shtetit, transmeton Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Konflikti Izrael - Iran në çmimet e naftës në Kosovë, Berjani: Pa panik, po shërbeheni me çmimet më të lira në regjion 8 minuta më parë
Kosova Gjykata: Ivanoviq u vra se s’iu nënshtrua LS-së, koka e organizimit ishte Radoiçiqi me shtetin serb 22 minuta më parë