Kanë vdekur dy nga katër amerikanët e rrëmbyer në Meksikë NULL NULL 07.03.2023 16:26 07.03.2023 16:26 Dy nga katër amerikanët e rrëmbyer me armë në Meksikë javën e kaluar, kanë vdekur dhe dy janë ende gjallë, ka thënë një guvernator i shtetit meksikan. Katër shtetas amerikanë u rrëmbyen me armë më 3 mars teksa po udhëtonin drejt qytetit Matamoros në shtetin verilindor të Tamaulipas, Meksikë. Ata kishin udhëtuar për një operacion estetik, thanë të afërmit e tyre për mediat amerikane. Zyrtarët amerikanë ende nuk e kanë konfirmuar vdekjen. Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Meksikës konfirmoi se nga katër amerikanët, “dy prej tyre janë të vdekur, një person është plagosur dhe tjetri është gjallë”, tha guvernatori i Tamaulipas, Americo Villarreal, gjatë një konference për shtyp. Si qeveria meksikane ashtu edhe ajo federale e ShBA-së kanë hetuar rrëmbimin dhe kërkimin e katër amerikanëve. Një grua meksikane u vra në incident të premten e kaluar. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Bizneset e Ferizajt ankohen për punimet në rrugë – paralajmërojnë për protesta të reja (VIDEO) 26/06/2025