Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kane tregon pse u transferua te Bayerni

NULL NULL
01.05.2024 16:17

Sulmuesi i Bayern Munich, Harry Kane ka thënë se ka në plan që të qëndrojë për një kohë të gjatë në “Allianz Arena”.

Kane pas barazimit me Real Madridin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ka potencuar se ka zgjedhur këtë klub pikërisht për shkak të rëndësisë së këtyre ndeshjeve.

“Unë jam këtu në Bayern për shumë vite, nuk është vetëm një vit për të cilin kam ardhur”, u shpreh Kane.

“Kam ardhur këtu sepse dua të luaj në këto ndeshje të mëdha, këto momente të mëdha dhe nuk ka më të madhe se javën e ardhshme larg shtëpisë”, tha për TNT Sports.

Kane ka shkëlqyer këtë sezon me bavarezët duke realizuar 43 gola në 43 paraqitje në të gjitha garat.

lajme të ngjashme