Kane shërben si barkë e shpëtimit për Bayernin NULL NULL 24.02.2024 20:27 24.02.2024 20:27 Bayern Munich mezi ka fituar ndaj Leipzigut, me rezultat të ngushtë 2-1, në kuadër të xhiros së 23-të në Bundesliga. Pjesa e parë është mbyllur pa gola me Leipzigun që dominoi me raste të krijuara. Ndërsa në pjesën e dytë fillimisht në epërsi kaluan vendasit me anë të Harry Kane, në minutën e 56’, i cili u shërbye mirë nga Jamal Musiala. Mysafirët u kthyen në lojë me anë të Benjamin Seskos në minutën e 70’. Megjithatë, Kane doli edhe njëherë në skenë duke realizuar për golin e fitores në minutën e 91’. Bayerni pas fitores mbetet në vendin e dytë me 53 pikë të grumbulluara. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.