“Kanë provu me m’ulë”, Erron Gashi 17 vjeçari flet për fillimet e punës si DJ NULL NULL 16.03.2025 10:29 16.03.2025 10:29 Në “Weekend” në Klan Kosova ishte i ftuar DJ Erron Gashi, i cili solli një atmosferë të jashtëzakonshme në studio. Gashi, i cili duket të jetë Dj më i ri tha se e ka ndoll Martin Garrix dhe Marshmello. “Mosha është paragjykim se gjithmonë ka me u marrë ai që ka përvojë më shumë. Për pagesa fillimi nuk bën me u kqyr”, tha Gashi. Tutje, ai bëri me dije që edhe pse i ri në moshë nuk është prekur nga komentet negative. Derisa shtoi se ka pasur përkrahje prej familjes, shoqërisë, e njerëzit që nuk e kanë njohur hiç. Me shaka, Gashi tha se si gjimnazist është pothuajse përherë në ndeja e ditëlindje.