Kandidimi i Çekut, Halimi: Vetëvendosje ia ka dhënë në dorë fitoren LDK-së (VIDEO) NULL NULL 19.06.2025 14:31 19.06.2025 14:31 Kandidimi i Hajrulla Çekut, për të parin e Prishtinës e ka befsuar opinionin. E ky hap i Vetëvendosjes ka qenë më i komentuari gjatë ditës së djeshme në rrjetet sociale. Kjo temë u trajtua gjërësisht në emisionin Kosova Today në Klan Kosova nga mysafirët e ftuar. Analisti politik Jeton Halimi, tha se Vetëvendosja ia ka bërë argatin LDK-së. “Fitoren në dorë, sigurt ia ka dhënë”, deklaroi ai në Klan Kosova. Halimi deklaroi se ka marrëveshje “të heshtur” me PDK-në. “Jo rastësisht u ndërprenë ato protestat dhe grevat që i paten, por i shihni më vonë”, theksoi Halimi. Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahet më 12 tetor. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hasani: Kurti dhe kabineti i tij janë uzurpues të pushtetit prej kur janë betuar si deputetë (VIDEO) 23 orë më parë