Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kandidatët për kryetar: “Përsëritësit” optimistë në rezultat pozitiv (VIDEO)

NULL NULL
26.06.2025 20:37

Postin që nuk arriti ta marrë me Nisma-n, Zafir Berisha tash e synon me Bashkimin Demokratik të Prizrenit.

Ndryshe nga 2021-ta, kur doli i 4-ti, këtë herë ky pret që me Shaqir Totajn të përballet kokë më kokë në rangun e dytë për ta drejtuar këtë qytet historik në jug, raporton Klan Kosova.

Optimist për fitore në Podujevë është edhe Ekrem Hyseni i LDK-së, që pret zyrtarizimin për t’u matur sërish me Shpejtim Bulliqin e Vetëvendosjes, i cili mori postin 4 vjet më parë në garë të ngushtë.

Por tash, Hyseni sheh gjasa të bëhet kryetar me të parën.

Megjithëse në qytetin e vet nuk arriti të korrë fitore në zgjedhjet e kaluara, një të tillë pretendon se do e arrijë Bekë Berisha i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në Prishtinë.

Në synimin për të parin e kryeqytetit, as këtë herë nuk u dorëzua Uran Ismaili i PDK-së.

Xhafer Tahiri i LDK-së ka shprehur gatishmërinë që t’ia mësyjë ta rikthejë pushtetin në Vushtrri.

Këta janë disa nga kandidatët për kryetar komunash për zgjedhjet e 12 tetorit që garën s’e kanë sefte, derisa partitë ende nuk kanë publikuar të gjithë emrat me të cilët do synojnë drejtimin e qyteteve. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.