Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kancelari Scholz humb votëbesimin, Gjermania shkon në zgjedhje

NULL NULL
16.12.2024 16:50
Kancelari gjerman, Olaf Scholz gjatë fjalimit në parlament. 6 qershor 2024. Foto: Associated Press

Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz, e ka humbur votëbesimin në Bundestag.

Kështu Gjermania shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme që parashihet të mbahen më 23 shkurt.

Scholz arriti t’i marrë veç 207 vota nga 733 deputetë, njofton Klankosova.tv

E për t’i mbijetuar votëbesimit, atij i nevojitej 367 vota.

Qeveria gjermane e udhëhequr nga Scholz, e humbi shumicën më 6 nëntor për shkak të mosmarrëveshjeve edhe me partnerët e koalicionit për mënyrën se si të ngjallej ekonomia gjermane.

Olaf Scholz, me këtë rast e pati shkarkuar edhe Christian Linderin, nga pozita e ministrit të Financave duke bërë që koalicioni qeverisë trepartiak mes SPD-së, FDP-së dhe të gjelbërve të dështonte dhe kështu u krijua nevoja për zgjedhje të reja, tetë muaj para afatit të rregullt/ Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.