Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kancelari Kurz me telegram urimi për Kryeministrin Kurti

NULL NULL
21.02.2020 18:24

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar telegram urimi nga Kancelari Federal i Austrisë, Sebastian Kurz, i cili e ka përgëzuar për zgjedhjen e tij si kryeministër.

Në letrën e tij, Kurz ka theksuar se Kosova është partner i rëndësishëm për Austrinë, njofton Klan Kosova.

Në letrën e urimit thuhet:

Shkëlqesia Juaj,

Më lejoni t’ju përgëzoj për zgjedhjen tuaj si Kryeministër i ri i Republikës së Kosovës.

Që nga Shpallja e Pavarësisë në vitin 2008, Kosova është përballur me sfida serioze politike, etnike, ekonomike dhe shoqërore. Kosova është partner i rëndësishëm për Austrinë dhe zhvillimi i marrëdhënieve tona të mira ka rëndësi të madhe për ne. Kosova ka qenë gjithmonë vend me prioritet për Agjencinë Austriake për Zhvillim dhe mund t’ju siguroj se do të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të mirë.

Mezi pres të punoj me ju dhe ta mbështes integrimin e Kosovës në BE.

klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.