Kancelari i Austrisë për situatën në veri: Palët po bëjnë hapa që e pamundësojnë de-eskalimin e situatës NULL NULL 01.06.2023 11:11 01.06.2023 11:11 Kancelari i Austrisë Karl Nehammer, ka folur rreth situatës në veriun e Kosovës. Nehammer tha se palët po bëjnë hapa që e pamundësojnë de-eskalimin e situatës. “Kur jemi tek kjo situatë. Institucionet kosovare nuk e kanë ndërmarrë asnjë hap për ta de-eskaluar situatën. Është shumë e rëndësishme që dhuna të ndalet. Dhuna është çdoherë e papranueshme”, tha ai në adresimin para mediave në prag të nisjes së Samitit të Liderëve Evropianë në Moldavi. Kancelari austriak theksoi Serbia është një vend shumë i rëndësishëm në Ballkanin Perëndimor. “Ka ndikim të madh në de-eskalimin e konflikteve. Por, për të de-eskaluar duhen dy vende. Duhet edhe Kosova”, tha shefi i qeverisë austriake përcjell Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Eksperti britanik thotë se duket që terroristët u trajnuan me automjetet që Amerika ia dhuroi Serbisë 3 orë më parë
Kosova Kearns për kërcënimet serbe: Mosndëshkimi ngjallë përbuzje për sundimin e ligjit 18 orë më parë