Kanali i pavarur i Rusisë kthehet në transmetim nga Letonia NULL NULL 19.07.2022 08:45 19.07.2022 08:45 TV Rain, kanali i fundit i pavarur i Rusisë është kthyer në transmetim, më shumë se katër muaj pasi u detyrua të mbyllej për shkak të mbulimit të luftës në Ukrainë. I njohur si Dozhd në rusisht, rifilloi transmetimin nga Letonia, duke transmetuar një program lajmesh në kanalin e tij në YouTube. Dozhd u bllokua nga autoritetet ruse në fillim të marsit, vetëm disa ditë pasi Moska kishte filluar pushtimin e Ukrainës. Shumë punonjës më pas u larguan nga Rusia dhe më vonë filluan punën për rindërtimin e kanalit jashtë vendit. Dozhd rifilloi punën e tij nga një studio në kryeqytetin e Letonisë, Riga në orën 20:00 me orën e Moskës 17:00 të hënën me një program lajmesh. Nga televizioni deklaruan se e kishin marrë një licencë transmetimi të BE-së dhe programi i plotë do të rifillonte në vjeshtë nga Riga, Amsterdami, Parisi dhe Tbilisi, shkruan BBC, transmeton KlanKosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hajdari: Gjermania ka rol kryesor në ndërmjetësimin e planit diplomatik në konfliktin Izrael-Iran 19/06/2025