Kanadaja në gjysmëfinale të Botërorit, mposht Slloveninë e Donçiqit NULL NULL 06.09.2023 16:42 06.09.2023 16:42 Kanadaja e ka mundur Slloveninë me rezultat 100:89 për të kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Botës në basketboll. Shaun Gilgeous-Alexander udhëhoqi kanadezët drejt triumfit me 31 pikë e 10 kërcime. Në anën tjetër, 26 pikët e Luka Donçiqit nuk mjaftuan që ballkanasit të shkojnë më tutje. Kanadaja në gjysmëfinale ka punë me Serbinë teksa Shtetet e Bashkuara përballen me Gjermaninë.