Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kanada: Ndeshja më e gjatë në botë e hokej përfundoi pas 252 orësh (VIDEO)

NULL NULL
17.02.2021 09:23

Një grup prej 40 personash në Alberta të Kanadasë, njoftuan se e kanë përmbushur përpjekjen e tyre në ndeshjen më të gjatë në botë të hokejit, e cila zgjati 252 orë.

Organizatorët e ngjarjes në një shesh patinazhi në natyrë thanë se loja përfundoi me një rezultat prej 2.649 golash për “Cure” dhe 2.528 për ekipin “Hope”.

Loja hokej mblodhi më shumë se 1.4 milionë dollarë, duke tejkaluar cakun prej 1.5 milionësh. Paratë do të përdoren për të financuar kërkimet për sëmundjen e kancerit në Universitetin e Albertas.

Lojtarët thanë se po përballeshin me temperatura të ulëta ekstreme.

“Kjo ishte padyshim loja më e ftohtë që kemi parë ndonjëherë”, tha organizatorja Kate Gallagher për CBC News. “E gjitha ishte pjesë e aventurës. Lojtarët ishin ushtarë e luftëtarë”.

Organizatorët thanë se dëshmitë e lojës tani po i dorëzohen Guinness-it për verifikim zyrtar si loja më e gjatë në botë për hokej.

 

lajme të ngjashme