Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kampioni rikthehet tek fitorja ndaj Philadelphia 76ers (VIDEO)

NULL NULL
10.11.2021 09:24

Kampioni Milwaukee Bucks është rikthyer tek fitorja pas dy humbjeve rresht.

Në duelin e zhvilluar në “Wells Fargo Center”, Bucks triumfuan ndaj Philadelphia 76ers me rezultat 118-109.

Philadelphia e nisi mirë çerekun e parë duke e fituar 39-30, por në të dytin Bucks u rikthyen në lojë me 31-19.

Në çerekun e tretë, Philadelphia e fitoi prapë 35-30, ndërsa në çerekun e fundit Milwaukee e fituan me 11 pikë epërsi.

Më i miri tek Bucks ishte si zakonisht, Giannis Antetokounmpo me 31 pikë, 16 kërcime dhe pesë asistime.

Me lojë të mirë u dallua edhe Grayson Allen me 25 pikë, dy kërcime dhe tri asistime.

Ndërsa tek Philadelphia më i miri ishte Tyrese Maxey me 31 pikë, pesë kërcime dhe katër asistime.

Pas kësaj fitore Milwaukee Bucks renditen në pozitën e nëntë në Konferencën e Lindjes, me pesë fitore dhe gjashtë humbje. /Klankosova.tv/.

lajme të ngjashme