Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kampioni i Italisë mposht finalistin e Ligës së Kampionëve

NULL NULL
21.05.2023 19:58

Napoli ka shënuar fitore ndaj Interit, me rezultat 3-1, në kuadër të xhiros së 36-të në Serie A.

Ndeshja filloi me raste të shumta, teksa Interi mbeti me një lojtar më pak nga minuta e 41’, pasi Roberto Gagliardini u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Në pjesën e dytë, Napoli kaloi në epërsi me anë të Zambo Anguissas, në minutën e 67’, pas një asistimi nga Piotr Zielinski.

Interi arriti të barazoj rezultatin me anë të Romelu Lukakut, në minutën e 82’. Vetëm tre minuta zgjati ky rezultat, pasi Giovanni Di Lorenzo e kaloi sërish Napolin në epërsi.

Ndërsa ishte Gianluca Gaetano që i dha vulë fitores së Napolit ndaj Interit.

Napoli si kampion prinë me 84 pikë, pas 36 ndeshjeve, teksa Interi në vendin e tretë me 67 sosh. /Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.