Kampioni i botës vazhdon kontratën me Manchester City - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kampioni i botës vazhdon kontratën me Manchester City

NULL NULL
nga Shpend Spahija 15.03.2023 11:45

Julian Alvarez është pajtuar që të nënshkruaj kontratë të re me Manchester City dhe kjo do të konfirmohet këtë javë nga klubi anglez, shkruan gazetari Fabrizio Romano.

Kontrata e re për kampionin e botës me Argjentin do të jetë e vlefshmë deri në qershor të vitit 2028 me ngritje të pagës.

Manchester City kishte blerë nga River Plate kartonin e 23 vjeçarit në janar të vitit të kaluar për 21.4 milionë euro.