Kampioni i botës në not, jep lajmin e hidhur NULL NULL 02.07.2017 12:05 02.07.2017 12:05 Fituesi i pesëfishtë, i medaljes së artë në not, Ian Thorpe ka njoftuar se më nuk do të jetë pjesë e garave të këtij sporti. Thorpe ka sqaruar se ky vendim vjen për shkak të një ndërhyrje kirurgjike që ka bërë në shpatull pothuajse dy vjet më parë, transmeton Klan Kosova. Kampioni i botës në not tha se tashmë është mësuar me gjendjen e tij aktuale dhe se trupi i tij është në gjendje të mirë pas operacionit. “Kam pasur kompikime me shpatullat dhe operacioni ishte shumë serioz prandaj nuk mund të notoj dot më,”-ka thënë 34-vjeçari për Daily Telegraph. Doktorët e kishin paralajmëruar atë që para operacionit mbi gjendjen dhe faktin që duhet të hiqte përfundimisht dorë nga noti. Ian është i aftë të notojë por jo të marrë pjesë në gara, transmeton Klan Kosova.