Kampioni e nis me fitore NULL NULL 13.09.2017 22:38 13.09.2017 22:38 Los Blancos e kanë nisur plot siguri këtë edicion të Ligës së Kampionëve, pasi kanë marrë tre pikë nga përballja e parë ndaj qipriotëve të APOEL Real Madrid e ka mposhtur me rezultat 3:0 skuadrën qipriote APOEL Nicosia, në ndeshjen e xhiros së parë në grupe të Ligës së Kampionëve. Kampioni i garës kaloi në epërsi përmes golit të Cristiano Ronaldo, që shënoi edhe golin e dytë për Los Blancos në këtë përballje. Të tretin gol për gjigantin spanjoll e shënoi Sergio Ramos, që me një goditje me gërshërë arriti të tundë rrjetën e portierit kundërshtar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Sonte në Rubikon, Vlora Çitaku - flet për bllokadën politike, aktgjykimin e Kushtetueses dhe zgjidhjet e PDK-së 6 orë më parë