Kampionët e Kosovës vazhdojnë rrugëtimin në Evropë NULL NULL 30.07.2024 21:57 30.07.2024 21:57 FC Ballkani e ka mposhtur Hamrun Spartans në Paola të Maltës, duke siguruar kështu plasmanin në rrethin e tretë kualifikues të UEFA Europa Conference League. Walid Hamidi në minutën e 64 dhe Bernard Karrica nga penalltia, 12 minuta më vonë, vulosën triumfin e kampionëve të Kosovës, transmeton klankosova.tv. Kundërshtari i radhës i “Xhebrailave” është FC Larne nga Irlanda e Veriut, me të cilët suharekasit janë takuar edhe vitin e kaluar. Të dyja përballjet i kishte fituar Ballkani, 3-0 në Prishtinë dhe 4-1 në Belfast. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Sonte në Rubikon, Vlora Çitaku - flet për bllokadën politike, aktgjykimin e Kushtetueses dhe zgjidhjet e PDK-së 01/07/2025