Kampionët e botës, në gjysmëfinale të Eurobasketit – Sllovenisë s’i mjaftuan 39 pikët e Donçiqit NULL NULL 10.09.2025 22:50 10.09.2025 22:50 Luka Donçiq dhe Alen Omiç i Sllovenisë, në luftë për top kundër Daniel Theis të Gjermanisë në Eurobasket, 10 shtator, 2025. Foto: AP Gjermania ka arritur të eliminojë Slloveninë në çerekfinale të Eurobasketit, pas një superdueli. Pancerët fituan 99-91 me një super çerek të katërt të cilin e fituan 29-17. Sllovenia e nisi më mirë takimin, duke dominuar çerekun e parë, mirëpo Gjermanët ngritën nivelin e lojës nga çereku i dytë e tutje, raporton Klankosova.tv. Më të mirët në këtë fitore ishin Franz Wagner me 23 pikë, 7 kërcime e 4 asistime, derisa Dennis Schroder kontribuoi me 20 pikë, 3 kërcime e 7 asistime. E pamjaftueshme ishte performanca e shkëlqyer e Luca Donçiqit me 39 pikë, 10 kërcime e 7 asistime. Gjermania do të përballet me Finlandën në gjysmëfinale, derisa dueli tjetër në këtë fazë luhet mes Greqisë e Turqisë. /Klankosova.tv