Kampanja e fuqishme që vetëdijeson për mos-vozitje në gjendje të dehur NULL NULL 13.05.2016 13:04 13.05.2016 13:04 Një organizatë amerikane, që merret me vetëdijesimin e njerëzve për siguri në komunikacion, ka realizuar një kampanjë tejet të fuqishme për t’i vetëdijësuar njerëzit që të mos vozisin në gjendje të dehur. Në një klub të natës, brenda tualetit ata montojnë një kamerë dhe realizojnë shfaqjen e një personi që ju flet nga burgu. Ky i fundit, është i burgosur që ka vrarë një person, teksa po voziste në gjendje të dehur. “WE SAVE LIVES; Highway Safety Advocates”, kishte për qëllim atyre që vinin në banjë për t’i larë duart, t’ia paraqisnin përmes pasqyrës personin nga burgu, i cili do t’ua tregonte rrëfimin e tij, se si e kishte vrarë me veturë një polic, që kishte lënë gruan dhe katër fëmijë, transmeton Klan Kosova. Klikoni në video, për të parë se për çka është fjala: