Kamioni ndoti asfaltin, kompania gjobitet me 1000 euro në Prizren NULL NULL 19.12.2025 15:10 19.12.2025 15:10 Foto nga Policia e Kosovës Policia në Prizren ka gjobitur një kompani ndërtimore me vlerë 1000 euro, pasi kamioni i kompanisë ka ndotur ambientin në qytet. Në njoftim thuhet se pas ankesave të qytetarëve, të cilët kanë informuar Policinë se në rrugën “Besim Shala”, Prizren, kamionët e angazhuar në punime ndërtimore kanë ndotur seriozisht asfaltin, është ndërhyrë nga patrulla policore e Stacionit Policor Prizren. “Policia rikujton qytetarët dhe punonjësit e kompanive ndërtimore se gjatë kryerjes së punimeve duhet të kenë kujdes për mos ndotjen e ambientit dhe, në rast se ndotja ndodh, të marrin masa për pastrimin e tij”, thuhet në njoftim.