Kamioni godet për vdekje tetë vjeçarin në Durrës NULL NULL 25.05.2020 18:40 25.05.2020 18:40 Shiriti i policisë, fotoiluestrim. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës ku një 66-vjeçar ka përplasur me kamion një fëmijë tetë vjeçar. Vozitësi me inicialet Q.N, nga Sukthi, ditën e sotme rreth orës 16:05 ka aksidentuar tetë vjeçarin me inicialet G.G, i cili kishte qenë duke lëvizur me biçikletë, njofton Abcnews përcjell Klan Kosova. Si pasojë e aksidentit të ndodhur në fshatin Jubë, për fat të keq fëmija ka ndërruar jetë. Policia njofton se 66-vjeçari që po drejtonte mjetin është vënë në pranga në vendin e ngjarjes. Njoftimi i plotë: Durrës Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin shtetasin Q.N.,66 vjeç, banues në Sukth. Ky shtetas më datë 25.05.2020, rreth orës 16:05, në fshatin Jubë, Durrës, duke drejtuar mjetin fugon, ka aksidentuar një fëmijë, shtetasin G.G., 8 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë, e për pasojë fëmija ka ndërruar jetë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.