Kamerat e telefonave inteligjentë mund të zbulojnë infeksionet e traktit urinar - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kamerat e telefonave inteligjentë mund të zbulojnë infeksionet e traktit urinar

NULL NULL
10/01/2020

Studiuesit nga Universiteti i Bath kanë zhvilluar një test të ri për të zbuluar infeksionet e traktit urinar me anë të kamerës së celularit.

Pajisja e re përbëhet nga një shirit plastik që përmban mikro kapilarë, mbi të cilat një përdorues mund të kalojë një mostër të urinës. Një enzimë mund të shkaktojë një ndryshim të ngjyrës që mund të shihet duke përdorur një aparat fotografik smartphone.

Sistemi mund të analizojë imazhin që rezulton dhe të sigurojë një tregues të përqendrimit të baktereve në mostër.

Madje mund të zbulojë menjëherë prezencën e bakterit E.Coli që gjendet në mostrat e urinës dhe mund të udhëzojë mjekët në vendimin e tyre për të dhënë antibiotikët e duhur.

“Momentalisht, infeksionet bakteriale janë konfirmuar nëpërmjet testeve biologjike të mostrave të urinës. Kjo është e duhura, por merr kohë dhe disa ditë për përgjigjen. Ne shpresojmë se duke i dhënë mundësinë profesionistëve për të rregulluar ose përjashtuar kushte të caktuara që do t’i lejojë ata të trajtojnë më shpejt pacientët dhe t’i ndihmojnë ata të marrin vendime më të mira në lidhje me recetën e antibiotikëve”, tha Nuno Reis, një studiues i përfshirë në studim.

Studimi u publikua në revistën Biosensors dhe Bioelectronic.

Esherika coli (E. coli) është një bakter që zakonisht gjendet në organizmin e njeriut. Shumica e baktereve të E. coli nuk janë të dëmshme por janë pjesë e florës së shëndetshme bakteriale në zorrën e njeriut, shkruan noa.al. Sidoqoftë, disa lloje mund të shkaktojnë sëmundje te njerëzit, përfshirë diarre, dhimbje barku, ethe dhe ndonjëherë të vjella.