Kamera kap aksidentin e tmerrshëm rrugor (VIDEO) NULL NULL 30.01.2019 18:31 30.01.2019 18:31 Të martën e kaluar, kamera e një veture në lëvizje e ka kapur një aksident të zjarrtë në Dublin të New Hampshire. Policia ka deklaruar se një 18-vjeçar që po e ngiste veturën Jeep e kapërceu vijën qendrorë të rrugës duke u përplasur me një kamion, nga i cili shpërtheu tanku i karburantit duke shkaktuar një zjarr të madh. Bëhet e ditur se adoleshenti u plagos rëndë dhe u dërgua në spital me helikopter, ndërsa ngasësi i kamionit dhe dy persona që ishin brenda veturës Toyota Sienna pësuan lëndime të lehta. Mbetet ende e paqartë se çfarë e ka detyruar adoleshentin ta bëjë këtë gabim trafiku.