Kamenicë: Rrokulliset vetura me targa gjermane, vdes 67-vjeçari NULL NULL 08.05.2023 18:04 08.05.2023 18:04 shiriti i policise Një 67-vjeçar ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në fshatin Shipashnicë të Komunës së Kamenicës. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Valon Osmani, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjilanit. Osmani tha se dyshohet se viktima e kishte humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit me targa gjermane dhe kishte dal nga rruga duke u rrokullisur. “Shkaqet e aksidentit ende janë të panjohura dhe po hetohen nga hetuesit policorë të aksidenteve, gjersa nga hetimet preliminare dyshohet se viktima ka vuajtur nga problemet shëndetësore”, tha ai. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 1 day
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 1 day