Kamberi: Vuçiqi po luan me ndjenjat e serbëve, po teston edhe durimin e ndërkombëtarëve (VIDEO) NULL NULL 27.02.2025 19:00 27.02.2025 19:00 Deputeti shqiptar, Shaip Kamberi, gjatë seancës së konstituimit të Kuvendit të Serbisë Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq luan me ndjenjat e popullit serb, derisa teston durimin e ndërkombëtarëve. Në emisionin “DPT te Fidani”, Kamberi thotë se duke testuar disponimin e bashkësisë ndërkombëtare, Vuçiq po llogaritë në zgjedhjet e ardhshme, transmeton Klankosova.tv. “Tash kur iu është rrezikuar pushteti brenda Serbisë, Vuçiq luan me sentimentin dhe me faktin që duke mobilizuar elektoratin nacionalist serb, ai llogarit në zgjedhjet e ardhshme. Do të shohim se a do të arrijë t’i bindë ndërkombëtarët në radhë të parë që të ketë zgjedhje sërish, por nëse do të ketë zgjedhje, ai do të vazhdojë ta nxisë retorikën e vet, duke i shpallur heronj kriminelët e luftës, dhe të luaj me sentimentin, me ndjenjat e populli serb”. “Vuçiq po luan me ndjenjat e serbëve, dhe po teston disponimin e ndërkombëtarëve. Ai shkon deri në një vijë të caktuar, kur i thonë stop, ai kthehet mbrapa. Ai thjesht luan me ndjenjat e popullit serb, dhe teston durimin e bashkësisë ndërkombëtare”, tha Kamberi.