Kamberi takohet me Hillin, diskutojnë për kërkesat e shqiptarëve të Luginës - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kamberi takohet me Hillin, diskutojnë për kërkesat e shqiptarëve të Luginës

NULL NULL
27.03.2023 15:59

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka pritur në takim ambasadorin amerikan në Serbi, Christopher Hill.

Kamberi tregoi se me Hillin diskutuan për zhvillimet rajonale, sfidat dhe problemet me të cilat po ballafaqohen qytetarët e Luginës, transmeton Klankosova.tv.

“Kënaqësi të mirëpres në Bujanoc ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, SH.T. Christopher Hill”, ka shkruar Kamberi.

“Zhvillimet rajonale politike, kërkesat legjitime të shqiptarëve të Luginës, sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët tonë, ishin temat për të cilat bashkërisht biseduam”.