Kamberi takohet me Hillin, diskutojnë për kërkesat e shqiptarëve të Luginës NULL NULL 27.03.2023 15:59 27.03.2023 15:59 Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka pritur në takim ambasadorin amerikan në Serbi, Christopher Hill. Kamberi tregoi se me Hillin diskutuan për zhvillimet rajonale, sfidat dhe problemet me të cilat po ballafaqohen qytetarët e Luginës, transmeton Klankosova.tv. “Kënaqësi të mirëpres në Bujanoc ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, SH.T. Christopher Hill”, ka shkruar Kamberi. “Zhvillimet rajonale politike, kërkesat legjitime të shqiptarëve të Luginës, sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët tonë, ishin temat për të cilat bashkërisht biseduam”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rrahja e qytetarit në Klinë nga policia: Çfarë mund të bëjnë ata kur s’ka kamera? (VIDEO) 10 minuta më parë
Kosova Invalidët e luftës do të pajisjen me proteza ortopedike falë angazhimit të presidentes Osmani 23 minuta më parë