Kamberi ia bën dhuratë Vuçiqit dhe Bërnabiqit një libër për shqiptarët (FOTO) NULL NULL 06.04.2021 12:31 06.04.2021 12:31 Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi i ka dërguar dhuratë presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministres, Ana Bërnabiq nga një kopje të librit të autorit Aleksandar Pavloviq “Shqiptari imagjinarë – Simbolika e Kosovës dhe figura e shqiptarit në kulturën serbe”. Kamberi shpreson se ky libër do t`i shërbejë krerëve të shtetit serb në ushtrimin e detyrave të tyre shtetërore pa paragjykime. “Libër ky që në mënyrë të argumentuar sqaron krijimin e paragjykimve në kulturën, historinë dhe politikën serbe kundrejt shqiptarëve e që drejtpërdrejtë lidhen me aspiratat serbe për Kosovën në gjysmën e dytë të shek. XIX”. “PS: Dy kopjet e librit i mora dhuratë nga autori të cilin e falënderoj”, shkruan ai, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vdekja e 27-vjeçarit, Shishani: Pa u bërë 24 orë dikush duhet të japë dorëheqje 37 minuta më parë
Kosova Granti për ish-zyrtarin e komunës së Gjilanit- favor apo shkelje ligjore? (VIDEO) 2 orë më parë