Kamala Harris e pranon humbjen NULL NULL 06.11.2024 19:59 06.11.2024 19:59 Kamala Harris dhe Donald Trump. Foto: AP Zëvendës presidentja Kamala Harris edhe zyrtarisht e ka pranuar humbjen në zgjedhjet 2024, duke e telefonuar të mërkurën Presidentin e zgjedhur, Donald Trump, për ta uruar. Harris, një zyrtar i lartë tha, “e telefonoi Presidentin e zgjedhur Trump për ta uruar atë në fitimin e zgjedhjeve presidenciale 2024. Ajo diskutoi rëndësinë e transferimit paqësor të pushtetit dhe të qenit president i të gjithë amerikanëve”. Një person i afërt i ka thënë CNN-it se bisedua e tyre zgjati vetëm pak minuta. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Krasniqi: VV-ja sulmon bizneset e mëdha, pasi ato duhet të merren vetëm me gjëra të vogla 21 minuta më parë