“Kam paguar 20 euro për kafe, jo për nusen”: Rrëfimi i martesës së Diellës me Boshkon në Zubin Potok (VIDEO) NULL NULL 25.06.2025 22:53 25.06.2025 22:53 Ndryshe nga Filja e Dukatja, familja e Diellës kishte vizituar shtëpinë e dhëndrit para se ajo të bëhej nuse. “Ditë e kam, se kur jam martu ka ardhë daja jem edhe baba këtu e kanë pa shtëpinë, këtë e atëherë kur kanë ardhë baba e daja më kanë thanë kështu-kështu, bën si të duesh, na kemi qenë e kemi pa, shtëpinë e ka të mirë, nanë e babë s’ka, ka një motër, me një fjalë s’kam tash”. Gazetarja: A e ke ditë ku po martohesh? Djella: Po në Serbi më kanë thënë, në Serbi më kanë thënë se martohesh, edhe njashtu. Çdo gjë ka qenë me vetëdije tane? Po, po, rrëfehet Diella për emisionin MAT në Klan Kosova. Bashkëshorti i saj, Boshko Koshan, thotë se vendosi të martohej me një vajzë shqiptare pasi në zonën e tyre nuk kishte vajza serbe për martesë. Gazetarja: Pse je martu me shqiptare? Boshko Koshan: Këtu nuk kam pas ndonjë rast. Kam mbushur disa vjet, më ka kaluar koha, kështu. Diella Koshan: Vajza ka, po lypin kushte shumë ato, duan makinën, duhanin, s’dojnë me punu, me punu kopshtin, dojnë makinën me i grah makinës. Gazetarja: Ti nuk i kërkon këto? Diella: Jo, mu nuk më duhen gjë, çka më duhen, kam fëmijët, burrin, kush të vijë me pi një kafe me naj kojshi që vjen këtu”, rrëfehet çifti nga Zubin Potoku. Madje, Boshko mohon kategorikisht se i ka dhënë para familjes së Diellës në Shkodër kur e martoi atë. Gazetarja: A keni dhënë para, për me marrë nuse shqiptare? Diella: Jo, veç një shoku të vet ja ka dhanë për qef. Familjes jo. Shkuesit ja ka dhanë për me pi një kafe. Boshko: Veç 20 euro në sofër për respekt. 20 mijë lek, 20 mijë euro? Jo jo, 20 euro”, tregojnë ata për emisionin MAT në Klan Kosova. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.