“Kam lindur milioner, e kam trashëguar nga familja”, deputeti Berisha flet për deklarimin e pasurisë NULL NULL 26.06.2025 09:13 26.06.2025 09:13 Veton Berisha Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, ka folur lidhur me çështjen e deklarimit të pasurisë Ai theksoi se gjithçka është e raportuar sipas ligjit dhe se nuk ka asgjë për të fshehur. “Unë kam lindur milioner. Vij nga fshati Qyshk, jam nipi i Ukë Sallah Berishës, që njihet gjerësisht në atë zonë. Jetoj në një vend ku kemi rreth 5 hektarë tokë me vlerë të konsiderueshme – dhe unë nuk mund të ndryshoj këtë fakt. E kam deklaruar të gjithë pasurinë time në formularët zyrtarë,” tha Berisha në TëVë1. Ai gjithashtu përmendi se bashkëshortja e tij punon si gjinekologe prej disa vitesh dhe se shumica e familjarëve të tij janë të punësuar jashtë vendit. “Unë vetë punoj që nga viti 2008, dhe gjatë gjithë kësaj kohe është normale që kam blerë banesë dhe gjëra të tjera. Të gjitha i kam të deklaruara sipas rregullave ligjore,” shtoi ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.