Kallas paralajmëron ShBA-në: Veprimi kundër Iranit nxit konflikt më të gjerë në Lindjen e Mesme NULL NULL 17.06.2025 17:07 17.06.2025 17:07 Përfaqësuesja e lartë, Kaja Kallas është shprehur kundër idesë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përfshirje ushtarake në valën e sulmeve midis Izraelit dhe Iranit. Sipas Kallas, ndërhyrja nga SHBA “do ta tërhiqte” të gjithë Lindjen e Mesme në një konflikt më të gjerë dhe më të rrezikshëm. Paralajmërimi i saj erdhi pasi presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi hapur që vendi i tij, një mbështetës i vendosur i Izraelit, mund të ndërmarrë një qasje praktike për t’i dhënë fund armiqësive. “Ne nuk jemi të përfshirë në të. Është e mundur që të përfshihemi. Por në këtë moment nuk jemi të përfshirë”, tha Trump për ABC News të dielën. Të martën, Kallas e bëri të qartë se Bashkimi Evropian nuk do ta mbështeste ndërhyrjen e armatosur të Amerikës. / Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Muhaxheri: Qeveria po lufton me kotece të pulave e me zyra të zbrazëta në veri 18 minuta më parë