Kalifornia lëshon urdhrin e ‘qëndrimit në shtëpi’ në mbarë shtetin NULL NULL 20.03.2020 08:28 20.03.2020 08:28 Kalifornia ka lëshuar për banorët një urdhër “qëndrimi në shtëpi” ndërsa përpiqet të frenojë përhapjen e koronavirusit në të gjithë shtetin më të populluar amerikan. Guvernatori Gavin Newsom u tha kalifornianëve se ata duhet të largohen nga shtëpitë e vetëm kur të jetë e nevojshme gjatë pandemisë. Ai më parë vlerësoi se më shumë se gjysma e 40 milionë njerëzve në shtetin e tij do të merrin Covid-19 në vetëm dy muajt e ardhshëm. Virusi ka marrë jetën e 205 personave në Amerikës dhe ka infektuar më shumë se 14,000, raporton BBC, transmeton Klan Kosova. Në botë, gati 250,000 pacientë kanë dalë pozitiv me virusin, kurse më shumë se 10,000 kanë vdekur. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.