Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kajtazi: Kosova bashkë me Korenë e Veriut nën sanksione të ShBA-së (VIDEO)

NULL NULL
01.06.2023 22:25

Gazetari Vehbi Kajtazi ka thënë se shtetit të Kosovës nuk i ka ndodhur asnjëherë më parë që t’i vendosen sanksione nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, ai e ka fajësuar kryeministrin Albin Kurti për marrje të vendimeve të krisura, siç i ka quajtur ai.

“Vendimet e krisura sjellin këso pasoja. Ne duhet të theksojmë fort, pavarësisht se ambasadori amerikan u përpoq ta zbusë, Republika e Kosovës është në sanksione të Amerikës. Kurrë nuk ka ndodhur kjo”.

“Cilat shtete sot janë në sanksione të Amerikës: Koreja e Veriut, Rusia, Irani, Siria, Kosova”.

Tutje, ai ka shtuar se nëse udhëheqësit kosovarë nuk lejohen të shkojnë në ShBA, sipas tij, ky është sanksion.

“Zbuteni si të doni, nëse nuk të lejon të shkosh në Amerikë, është sanksion. Nëse në territorin tënd janë mbajtur ushtrime dhe ty të ka përjashtuar, ky është sanksion. Nëse publikisht thotë se ne nuk do të punojmë që Kosova të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare dhe të marrë njohje të reja, këto janë sanksione”.

“Këto janë sanksione të ashpra që prekin direkt shtetësinë tonë dhe kjo është pasojë e vendimeve të gabuara të kryeministrit Kurti”.

klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.