Kafshimi i thonjëve sjell pasoja të rënda shëndetsore NULL NULL 17.12.2015 17:58 17.12.2015 17:58 Kafshimi i thonjve sjell pasoja të rënda shëndetësore për organizmin. Ekspertët gjatë studimeve të shumta të realizuara në lidhje me këtë fenomen pohojnë se më shumë se një problem estetik ne duhet të shqetësohemi për pasojat që ky ves sjell në organizëm. Anëtari i shoqatës së dermatologëve amerikanë, Richard Scher, paralajmëron se kjo shprehi me vete sjell dhe shumë probleme tjera shëndetësore. Si fillim, në fund të thonjve fshihen baktere si ajo ‘E. Coli’, të cilët do ta futni në organizëm derisa kafshoni thonjtë. Në këtë mënyrë mund të shkaktoni dhimbje në bark apo edhe të infektoheni dhe helmoheni. Nëse në përgjithësi e shohim këtë problem, apo më mirë të themi këtë veprim të dëmshëm, problem i madh janë edhe prerëset e thonjve. Kur t’i shkurtoni thonjtë gjithsesi do të largoni edhe ndonjë pjesë të lëkurës pranë thoit. Kjo me të vërtetë tingëllon paksa si e çuditshme, por ka shumë gjasa që përreth thoit ta infektoni lëkurën. Në disa raste problemi mund të zgjidhet me një vizitë te mjeku, por nëse problemin e lini pas dore, ai në vend se të zgjidhet vetvetiu natyrisht se do të shndërrohet në një problem edhe më serioz. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Evropianët po blejnë ushqime të ngrira për të reduktuar mbeturinat, tregon studimi 30/06/2025
Këshilla mjekësore Çfarë duhet të dini rreth variantit të ri COVID që po përhapet në Evropë 30/06/2025