Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kadrijaj thotë se VV qëllimshëm po e mban të bllokuar Kuvendin (VIDEO)

NULL NULL
21.06.2025 11:22

Deputetja e betuar e AAK-së, Time Kadrirjaj thotë se moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës po bëhet qëllimshëm nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Më besoni që më vjen keq që është e 35-ta herë që po tentohet të zgjidhet kryeparlamentare, dhe ne nuk e shohim fare një angazhim të Lëvizjes Vetëvendosje  për sigurimin e 61 votave për kryeparlamentaren, dhe po shihet qartë një abuzim i një të drejte që ia ka dhënë Gjykata Kushtetuese dhe ajo e drejtë iu dha partisë së parë për të propozuar kandidaten për kryeparlamentare. Ne e kemi konceptuar e kemi pranuar këtë të drejtë, por nuk mund të pranojmë abuzimin që po e bën VV-ja. Po bëhet qëllimshëm moskonstituimi i Kuvendit”, u shpreh deputetja, transmeton Klankosova.tv

Ndër të tjera, Kadrijaj shton se AAK është në pritje të një përgjigje nga Gjykata Kushtetuese.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.