Kadrijaj: Nuk është kërcënim nëse veteranët protestojnë për të drejtat e tyre NULL NULL 3 months më parë 3 months më parë Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Time Kadrijaj tha se nuk mund të konsiderohet si kërcënim nëse veteranët e luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës protestojnë kur u shkelën të drejtat e tyre. Kadrijaj, e cila ishte edhe vetë ushtare e UÇK-së, theksoi në Edicionin Special në Klan Kosova se është turp nëse tentohet të rritet paga minimale, duke i larguar veteranët e luftës. “Nuk mund ta konsideroj si kërcënim sepse të gjitha kategoritë, në këtë rast edhe veteranët, kanë të drejtë të mbrojnë të drejtën e tyre ligjore dhe të protestojnë kur u shkelet një e drejtë”. “Si kërcënim nuk duhet të merren as kur paralajmërohen grevat e sindikatës së arsimit. Kur mendon që t’u kanë shkelur të drejtat ke të drejtë të protestosh edhe si qytetarë edhe si veteranë. Nuk është kërcënim”. “Dhe nëse ju bëhet një padrejtësi e tillë, të cilën zotëri Kurti po mendon ta bëjë, ta rrisë pagën minimale e prej asaj page minimale t’i largojë veteranët e luftës, ajo është një turp”. Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka paralajmëruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se mund të dalë në rrugë për të mos lejuar hyrjen e tij në qeveri. “Na i dalim këtij në rrugë edhe i tregojmë, a mund të hyjë ky në zyrë nëse tallet me këto kategori. S’mundesh me i lanë këta pa i përfshi në kriterin e pagës minimale”.
Kosova Komisionerja e BE-së: Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave 30.06.2022 22: 33
Kosova Arsyet e Kurtit për mospjesëmarrje të Kosovës në Ballkanin e Hapur po bëhen qesharake, thotë Abdixhiku 30.06.2022 22: 32