Kadrijaj: AAK-ja është unike, nuk jemi të përçarë NULL NULL 09.07.2025 18:27 09.07.2025 18:27 Shefja e Grupit Parlamentar të AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se partia në të cilën ajo bënë pjesë nuk është e përçarë në qëndrimet e saja. Në emisionin “DPT Fidani” në Klan Kosova, ajo u deklarua kështu pasi u pyet për deklaratën e deputetit të AAK-së, Bekë Berisha, i cili ka thënë se do të votojë pro cilitdo kandidat të LVV-së që propozohet për kryetar apo kryetare të Kuvendit të Kosovës. “Absolut jemi unik, Beka ka qenë i frustruar për atë që po ndodh për 44 seanca që Kurti nuk angazhohet për sigurimin e votave për kalimin e Albulena Haxhiut, e cila tashmë është bërë kupola e Kosovës. Tani më e madhe është Albulena Haxhiu se Kosova”, u shpreh Kadrijaj. “I frustruar me gjendjen e krijuar ka thënë: ‘Hajde more, qenka egoja e Albinit po e votojmë edhe ta sheh populli deri ku po arrin Zotëri Abin Kurti”. Ne ndonjëherë në situatën e krijuar ngjashëm sikur unë që e kam propozuar Albin Kurtin për kryetar të Komisionit për Votim të Fshehtë, kam eskivuar tani duke kërkuar falje nga partitë opozitare se kemi ndërruar qëndrim”. “Unë në fakt i kam treguar vetëm Ramushit, kur kam thënë unë që e propozoj Albin Kurtin të gjithë kanë qeshë, edhe në këtë prizëm ka folur edhe Bekë Berisha”, pohoi Kadrijaj. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shpërthejnë mesazhet, viktimat e Mërgim Gashit flasin hapur për mashtrimet (VIDEO) 3 orë më parë
Kosova Pritën krejt natën në aeroport, i kishte blerë vajzës dhuratë biletën e falsifikuar (VIDEO) 3 orë më parë
Kosova Dosja e Prokurorisë ndaj pesë policëve të dyshuar për vrasje nga pakujdesia të 27-vjeçarit në Lipjan 6 orë më parë