Kadri Veseli thotë se do të rrisë fondin e mbështetjes për të rinjtë dhe do hapë vende të reja të punës NULL NULL 24.08.2019 18:41 24.08.2019 18:41 Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se do të rrisë fondin e mbështetjes për të rinj me anë të së cilit synon të ndalojë ikjen e të rinjve nga Kosova. Veseli përmes facebook ka shtuar se do t’i përkrahin idetë e të rinjve duke hapur edhe vende të reja të punës, ndërsa ka bërë të ditur se ka vizituar një nga bizneset e hapura për dizajn e rrobaqepësi, njofton Klan Kosova. ”Është një biznes modest, por shumë i rëndësishëm për të riun Visar Xhema. Me një mbështetje prej 4900 euro nga Fondi i Rinisë së Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ai ka arritur të hapë biznesin e tij të dizajnit dhe rrobaqepësisë, ku ka punësuar pesë të rinj. Të rinjtë e talentuar, me mbështetjen e shtetit, do të arrijnë shumë shpejt të hapin biznese të vogla e të mesme dhe ta zhvillojnë karrierën e tyre në Kosovë. Unë do të rris fondin e mbështetjes për Start-up të rinj dhe përmes kësaj mbështetjeje do ta mbajmë rininë këtu, duke përkrahur idetë e tyre dhe duke hapur vende të reja të punës”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vdekja e 27-vjeçarit, Shishani: Pa u bërë 24 orë dikush duhet të japë dorëheqje 11 orë më parë
Kosova Granti për ish-zyrtarin e komunës së Gjilanit- favor apo shkelje ligjore? (VIDEO) 12 orë më parë