“Kadri Veseli të shpallet i pafajshëm” – përfundojnë fjalët e fundit për ish-kryeparlamentarin NULL NULL 12.02.2026 13:29 12.02.2026 13:29 Avokati Rodney Dixon ka thënë fjalët përfundimtare për Kadri Veselin gjatë seancës së sotme në Hagë. Në përfundim, avokati kërkoi që Veseli të shpallet i pafajshëm dhe të lirohet, në të kundërtën, siç tha ai, do të bëhet padrejtësi e madhe, njofton Klankosova.tv. “Kadri Veseli duhet të lirohet dhe të shpallet i pafajshëm për të gjitha akuzat, të bëhet ndryshe do të ishte padrejtësi e madhe”, tha mbrojtja e ish-kryeparlamentarit. Tash radhën e ka mbrojtja e Rexhep Selimit, deri në kthimin në sallë të gjyqtarëve e prokurorëve pas pauzës.