Kadri Veseli: Krenar që flamuri i Kosovës valon në kalanë e Novobërdës NULL NULL 17/08/2019 17/08/2019 Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, e ka cilësuar kalanë e Novobërdës si perlë të trashëgimisë kulturore dhe vendbanim antik që ndër shekuj ka shërbyer si udhëkryq qytetërimesh. Ai ka thënë se është krenar për faktin që flamuri i Kosovës valon në këtë kullë, si dhe me policinë dhe institucionet e tjera të shtetit që kujdesen për monumente e vyera të Kosovës, njofton Klan Kosova. “Serbia e ka të kot që përpiqet ta përvetësoj kulturën dhe trashëgiminë tonë. Si kryeministër i ardhshëm nuk do të lejoj që të instrumentalizohet politikisht apo të preken nga askush dhe për asnjë motiv kjo pasur e lashtë e Kosovës”. “Ne kemi për t’ia kthyer lavdinë e dikurshme Novobërdës, jo vetëm duke e bërë një atraksion ndërkombëtar të turizmit kulturor por edhe duke rimëkëmbur minierën e vjetër. Kudo ku shkoj në Kosovë, shoh se ka potencial të madh zhvillimi dhe jam i bindur se e po të ndjekim drejtimin e duhur politik, kemi për të hapur shumë vende të reja pune për rininë”. Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook. Për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje, ndiqni kronikën e përgatitur nga Klan Kosova. klankosova.tv
Kosova Kurti e pret me lule Dua Lipën: Është koha t’i themi faleminderit për promovimin që i bëri Kosovës 51 minuta më parë
Kosova Sot gjashtë vjet Majlinda Kelmendi ia solli Kosovës medaljen e artë olimpike 53 minuta më parë