Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kadaj-Bujupi: Gazi lotsjellës ishte për ta mbrojtur Kosovën, i pakuptimtë mohimi për kandidim për deputet

NULL NULL
21.01.2021 11:59

Donika Kadaj-Bujupi ka thënë se gazi lotsjellës në Kuvend nuk ishte kundër Kosovës por për ta mbrojtur atë nga Zajednica, njofton Klan Kosova.

Përmes një postimi në Facebook, ajo thotë se mos lejimin e kandidimit të kujdo që është angazhuar me vetëmohim për mbrojtjen e Republikës, e ka të vështirë ta kuptoj si mbrojtje e integritetit të institucionit.

Lexoni më poshtë statusin e plotë;

“Gazi lotesjelles ne Kuvend nuk ishte kunder Kosoves – ishte per ta mbrojtur ate nga Zajednica.

Gazi nuk ishte kunder njerezve – ishte per t’i mbrojtur qytetaret nga pabarazia qe krijohej me Zajednicen.

Gazin nuk e kishim kunder institucioneve – ishte pikerisht per ta mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e Republikes.

Prandaj, edhe denimi ishte me kusht. Sepse metoda ishte jo konvencionale, por qellimi ishte politik.

Mos lejimin e kandidimit te kujtdo qe eshte angazhuar me vetemohim per mbrojtjen e Republikes, e kam te veshtire ta kuptoj si mbrojtje e integritetit te institucionit. Ne fakt eshte krejt e pakuptimte”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.