Kada-Bujupi: Nuk synojmë marrjen e pushtetit NULL NULL 01/10/2015 01/10/2015 Në emisionin Info Magazine që po transmetohet në Klan Kosova, për të diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend dhe daljen nga kjo situatë e nderë politike, të ftuar të Kushtrim Sadikut janë Donika Kadaj-Bujupi(AAK) dhe Blerim Grainca(LDK). Kada-Bujupi nuk pajtohet me pretendimin e deputetit Grainca i cili tha se synim i vetëm i opozitës është marrja e pushtetit. Ajo thotë se ata duan të mbrojnë shtetin e Kosovës, njofton Klan Kosova. “Nuk bëhet fjalë për luftë për pushtet, në momentin që tërhiqen nënshkrimet ne do të kthehemi në Kuvend, ne nuk kërkojmë dorëheqjen e kryeministrit, por vetëm tërheqjen e këtyre marrëveshjeve”. “Kosova nuk do të humbë 10 mijë hektarë tokë, nuk do të formohet një Asociacion i tillë”.
Kosova Spahiu: Lufta në Ukrainë, mundësi që Kosova të njihet nga Serbia me çmim më të ulët (VIDEO) 18/08/2022