Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kacafyten yjet e NBA

NULL NULL
28.10.2017 09:59
Pak para fundit të pjesës së parë, dy basketbollistët nisën kacafytjen mes tyre, duke bërë që të dy të përjashtohen për sjellje josportive në parket

Draymond Green i Golden State Warriors dhe Bradley Beal i Washington Wizards u kacafytën në përballjen e së premtes mbrëma.

Një kontakt fizik derisa topi nuk ishte as afër tyre ka bërë që dy yjet e NBA të përleshen mes vete, duke krijuar tollovi në parket.

“Çfarë duhet të bësh kur dikush të godet dy herë? Si fëmijë na mësojnë të mos e lejojmë këtë gjë. Çfarë duhet të bëja unë në këtë rast?”, ka thënë Green teksa po shkonte kah zhveshtoret.

Ndërsa Beal ka deklaruar se u ka kërkuar falje bashkëlojtarëve të tij, pasi sipas tij duhet të tregojë lidership më të mirë, ndërsa ka lënë të kuptohet se konflikti ishte i nxitur.

“U thanë dhe u bënë plot gjëra gjatë ndeshjes, paraprakisht. Por nuk dua që të të hyj tani në detaje tjera lidhur me këtë çështje”.

 

Draymond and Bradley Beal really went at it 😳

Draymond and Bradley Beal really went at it 😳

Publiée par Bleacher Report sur Vendredi 27 octobre 2017

lajme të ngjashme