Kabashi: Restorantet e Kosovës nuk guxojnë të abuzojnë me të drejtat e konsumatorit (VIDEO) NULL NULL 15.03.2024 13:24 15.03.2024 13:24 Gazetari, Gjergj Kabashi Alfred Pjetri bëri një porosi që nuk iu lejua ta konsumonte brenda restorantit, por iu servua jashtë. Në lidhje me këtë foli gazetari, Gjergj Kabashi, i cili e quajti këtë fenomen si përpjekje par ta islamizuar Kosovën, njofton Klankosova.tv. “Është zhgënjyese kur restorantet në Kosovë bëjnë veprime të tilla që shkojnë në favor të asaj që quhet veprimtari antikushtetuese në radhë të parë por dhe antikombëtare”, u shpreh Kabashi në Kosova Today. “Tendenca është për ta islamizuar Kosovën, natyrisht kur flas për këtë, nuk flas për fenë, por flas për ndikimet politike të fesë të caktuar që përdoret nga të tjerët në një vend tjetër”. Ndër të tjera, Kabashi tha se restorantet në Kosovë nuk e kanë autoritetin që të shkelin të drejtat e konsumatorit dhe as të mos shërbejnë. “Asnjë restorant në Kosovë nuk guxon të abuzojë me të drejtat e konsumatorit e të mos shërbej”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kosova thyen rekord botëror, bëhet shteti i parë në botë me 36 seanca kuvendi të dështuara (VIDEO) 23/06/2025
Kosova Kuvendi ende pa Zot shtëpie, kush e ka fajin? – Mimoza Kusari-Lila sot në “DPT te Fidani” 23/06/2025