“Ka shumë marrëveshje midis ShBA-së dhe Iranit” NULL NULL 08.04.2026 22:54 08.04.2026 22:54 Kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, tha në llogarinë e tij X se tre klauzola të propozimit prej 10 pikash të Iranit janë “shkelur hapur dhe qartë”, përfshirë një armëpushim të propozuar në Liban. Në lidhje me këtë, Vance është shprehur se e ka parë postimin dhe e merr si pozitiv, duke shtuar se kjo do të thotë se ka shumë marrëveshje midis ShBA-së dhe Iranit, raporton BBC. “Nëse ka vetëm tre pika mosmarrëveshjeje, kjo sinjalizon një marrëveshje të gjerë”. “Armëpushimet janë gjithmonë të çrregullta”, është shprehur ai.